Një 27-vjeçare ka ndërruar jetë pak kohë pasi ndërroi gjininë.

Media turke raporton se e reja me inicialet

B.Y., nga qyteti i Denizlit, ishte operuar për të ndryshuar gjininë në Stamboll me 11 maj të këtij viti.

 

“Hurriyet” thotë se vajza u zgjua djalë disa orë pas operacionit, por dha shpirt si pasojë e vështirësive në frymëmarrje.

 Të afërmit paditën mjekun H.A. si shkaktar të vdekjes.

Ndërsa, një shok i afërt i B.Y. tha se “gjithmonë dëshironte të bëhej operacion dhe të përmbyllte procesin e ndryshimit të gjinisë.”/tvklan.al