Fundi i “House of cards”

Seriali do të vazhdojë xhirimet vitin që vjen 


Seriali i fundit i “House of cards” do të vazhdojë  xhirimet vitin që vjen  me aktore kryesore Robin Wright.  Ky është vendimi që kompania prodhuese dhe transmetuese, Netflix, ka marrë pas akuzave të njëpasnjëshme kundrejt aktorit të Hollwoodit Kevin Spacey, për ngacmime seksuale.

Filmimet për dy episodet e mbetura të sezonit të gjashtë të serialit “House of cards” për momentin, janë ndërprerë, por do të vazhdojnë ne 2018-tën duke u fokusuar tek aktorja Wright.

Ndërkohë, sipas CNN, serialit i mbetet vetëm një sezon. Një nga producentët e shfaqjes, Ted Sarandos, u shpreh se janë të entuziazmuar t’i tregojnë fundin fansave, në mënyrën që ata e meritojnë. Sezoni final do të jetë më i shkurtër, me vetëm 8 episode.

/Xh.Kuta – Klan Plus

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*