Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë.

Një makinë “Mitsubishi” me targa SR 8185 B, që drejtohej nga A.A, doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar personat që ndodheshin në automjet (Sh.A, V.A, K.A dhe F.P), të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal “Omer Nishani” , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al