Një ditë pas fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump mbi mundësinë e dhënies fund të marrëveshjes bërthamore me Iranin, fuqitë globale, përfshirë aleatet kryesorë të SH.B.A.-së, thanë se do të qëndrojnë pranë marrëveshjes. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania u përgjigjen se marrëveshja ishte “në interesin e përbashkët të sigurisë kombëtare”. Ndërsa BE tha se nuk ishte pro përfundimit të saj.

Duke folur përpara popullit te tij, presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se raketat bërthamore të vendit janë të destinuara vetëm për qëllime të mbrojtjes dhe shtroi një pyetje.

“A mund te anuloje një president një traktat ndërkombëtar shumëpalësh?”

Në një fjalim me tone të ashpra të premten, Trump e quajti Iranin një “regjim fanatik” dhe tha se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes. Ai akuzoi Iranin për sponsorizimin e terrorizmit dhe propozoi sanksione te reja.

Marrëveshja, u nënshkrua me 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive ndërkombëtare – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina. Ajo imponoi kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se Irani ka qenë në përputhje të plotë me marrëveshjen.

Nga Kina nuk ka ende reagimi për fjalimin e presidentit amerikan, por me herët ajo i bëri thirrje Trumpit që të ruajë paktin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se është e keqardhur për vendimin e Trump, dhe nuk pret qe ai ta zhbëje një marrëveshje që po zbatohet.

Kongresi kërkon që presidenti amerikan të vërtetoje çdo 90 ditë se Irani po e mban pjesën e saj te marrëveshjes gjë të cilën presidenti refuzoi ta bënte. Kongresi tani ka 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore duke ri-imponuar sanksione./Tv Klan