furgoni

Një furgon me 5 persona ka dalë nga rruga në aksin Pukë-Shkodër duke përfunduar disa metra poshtë.

5 persona që udhetonin në të u plagosën. Ata u dërguan në spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Furgoni ka rrëshqitur si pasojë e dëborës së rënë gjatë natës dhe ngricës së krijuar në rrugë.

Sipas policisë, mjeti i pasagjerëve po qarkullonte pa zinxhirë, ndonëse rruga është në listën e akseve të rrezikshëm si pasojë e pranisë së dëbores.

Moti i keq rrezikoi edhe jetën e dy peshkatarëve të moshave 30 dhe 63 vjeç në Durrës. Ata kishin hyrë për të peshkuar në zonën e Porto Romanos, por nga dallgët rrezikuan të mbyteshin.

Policia tha se ishte ndërhyrja e forcave të saj që bëri të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Tv Klan