Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka propozuar që bizneset në nivel tensioni 35 kilovolt, që dalin nga tregu i rregulluar, të paguajnë një tarifë prej 2,2 lekë.

Përfaqësuesi i OSHEE në tryezën e thirrur nga Enti Rregullator i Energjisë, ka argumentuar se tarifa e propozuar është në bazë të studimit të vlerësuar nga organizma të tjerë, që divizioni i Shpërndarjes ka bërë për humbjet në rrjet.

Ndryshe nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili nuk ka kërkuar ndryshim të çmimit për 6 mujorin e dytë të vitin 2016, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë kërkuar rritje të çmimit.

Konkretisht, KESH ka kërkuar që për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, tarifa të jetë 2.92 lekë për kw/orë, ndërsa OST propozoi që për periudhën e mbetur, tarifa për transmetimin të bëhet 0.79 lekë për kilovat orë.

Tashmë do të jetë Enti Rregullator i Energjisë, ai që do të marrë një vendim mbi miratimin ose jo të këtyre propozimeve.

Tv Klan