Në vazhdim të muajit të ndërgjegjësimit të Autizmit, 4 gra ambasadore dhe bashkëshortet e ambasadorëve të akredituar me mision diplomatik në vendin tone, të shoqeruara nga zonja e parë e vendit Odeta Nishani kanë vizituar Qendrat Rajonale të Autizmit 1 dhe 2, në kryeqytet.

Presidentja Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” Liri Berisha i ka njohur me shërbimet terapeutike që ofrohen aty .

Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”:

“Solidarizohemi me këta prindër që vuajnë gjithë jetën. Solidarizohemi duke u dhënë shpresë, besim, duke u dhënë kurajo se ata nuk janë vetëm, por kanë njerëz që i kthejnë sytë edhe nga dhimbja e tyre. Autizmi nuk është sëmundje Autizmi nuk do ilaçe. Autizmi mund të prekë këdo. Puna më e madhe e jona është ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i gjithë shoqërisë ‘ti kthejë sytë dhe zemrat përpara kësaj, dhimbje të madhe që e ka emrin Autizëm”.

Një moment prekës dhe emocionues për këto zonja ishte marrja si dhuratë e flamujve te tyre kombëtarë, punime artizanale nga duart e fëmijëve me çrregullim të autizmit, nën asistencën e terapistëve. Këto punime kanë shërbyer jo vetëm si fokus terapie për këta fëmijë, por edhe si model pune integrimi.

Tv Klan