Nga “Sheshi i Çerçizit”, te “Odeoni” për të kulmuar në kalanë e qytetit të gurtë me “Fustanella Festival”. Artistë nga vende të ndryshme të botës, edhe nga Amerika e largët u bën pjesë e të parit organizim ku tradita dhe e tashmja qëndrojnë mirë të njëra tjetra. Gjithfarëlloj tingujsh u luajtën në qytetin e UNESCO-s, ku ato shqiptare erdhën nën zërin e Hysni Zelës apo notave të “Fanfara Tirana”.

Fustanella ishte veshja më e kërkuar përgjatë festivalit, e të cilën organizatorët e sollën simbolikisht atë duke ia veshur çdo artisti që ngjitej në skenë.

 “Fustanella Festival” që tërheq të huaj e vendas drejt monumenteve të trashëgimisë kulturore synon të kthehet në një traditë në qytetin e Gjirokastrës./ TV KLAN