Kreu i grupit të FIFA-s që ka bërë ndryshimet në rregulloren e futbollit, David Elleray, ka bindjen se Video Arbitri do t’i shërbejë pozitivisht lojës së futbollit. Sipas njeriut që ka thjeshtëzuar rregulloren e lojës, përfitimi nga përdorimi i teknologjisë do të jetë maksimal.

Deri tani Video Assistant Referee, merr kohë më shumë se ç’e kishim parashikuar, por arbitrat do të mësohen me këtë sistem dhe impakti do të jetë minimal. Ne nuk duam që loja të ndryshojë  por të jetë e rrjdheshme të ketë emocione. Ne duam t’i japim mundësinë arbitrit të përmirësojë gabimin në rastet e vendimit për një gol apo për një penallti. Filozofia jonë është ndërhyrje minimale me përfitim maksimal.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së stemave të FIFA-s për arbitrat shqiptarë, David Elleray, si ish-arbitër i FIFA-s mbështet nismën e Marco Van Basten për të rritur rolin e kapitenit të ekipit gjatë një ndeshjeje futbolli

Kapiteni ka një impakt te madh ne lidhje me sjelljen e futbollisteve të tjerë. Ka prej tyre që nuk e meritojnë shiritin. Ajo që Marco van Basten kërkon të bëjë është ti japë më shumë peshë rolit të kapitenit duke qenë personi i vetëm që do të komunikojë me arbitrin. Në këtë mënyrë sjellja e tij do të ketë ndikim edhe tek futbollistët e tjerë,

tha David Elleray

Andi Koci, Enea Jorgji, Lorenc Jemini dhe Kreshnik Hasrama janë arbitrat kryesorë shqiptarë që morën  stemën e FIFA-s. Ndër ta është edhe asistentja Fatjona Borova e futbollit të femrave.

Tv Klan