Kush mendon se në një fushë me borë nuk mund të luhet e ka gabim. Takimi i futbollit amerikan mes Buffalo Bills dhe Indianapolis Colts është zhvilluar në kushte të vështira atmosferike.

Gjyqtarët janë shtrënguar të ndërpresin disa herë ndeshjen që u zhvillua në Nju Jork që të lejonin punonjësit e mirëmbajtjes të pastronin fushën. Megjithatë stuhia nuk ka trembur sportistët, të cilët vijuan lojën deri në fund.

Mbështetësit e ekipit vendas shijuan në fund fitoren. Buffalo Bills triumfoi me rezultatin 13 – 7 Indianapolis Colts që shkoi në shtesë.

Tv Klan