Dy mbrojtësit e rinj të Kombëtares Herdi Prenga dhe Bujar Lika ishin të parët që dolën para mediave në prag të miqësores me Norvegjinë. 23-vjeçari Prenga, i cili luan në Kroaci me Inter Zapresic, vjen pas përvojës te Kombëtarja Shpresa dhe thotë se është gati për Kombëtaren e madhe.

“Kam punuar shumë për të qenë në Kombëtare. Do punoj në stërvitje dhe trajneri është ai që do të zgjedhë. Konkurrenca është e madhe, pasi luajnë në kampionte të fortë, por edhe unë jam në formë”.

Bujar Lika është një surprizë në listën e Christian Panucci. Futbollisti i Grasshoppers në Superligën e Zvicrës pranon se vendosi menjëherë të vishet kuqezi.

“Unë jam shumë krenar që kam këtë mundësi. Dy herë ta mendoja, mjaftoi në herë dhe vendosa.”

Kombëtarja do të përgatitet deri të dielën në Durrës dhe një ditë më pas do të zhvillojë sfidën me Norvegjinë në Elbasan. 

Tv Klan