Ndodh edhe kështu. Lojtari i skuadrës së Tottenham në ligën angleze duhet të heqë dorë nga futbolli për pak kohë. Bëhet fjalë për Son Heung-min, i cili do të duhet të largohet për dy sezone nga ekipi.

Atij i ka shkuar thirrja për të shërbyer në Ushtrinë e Koresë së Jugut. 25-vjeçari duhet të kryejë 21 muaj shërbim ushtarak për vendin e tij, përpara se të mbushë 28 vjeç, sipas ligjit koreano-jugor. Që do të thotë se duhet të shkojë ushtar në Korrik të vitit 2019. Megjithatë ekziston një mundësi për të shmangur shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut.

Sipas ligjeve, ushtrinë mund ta anashkalojnë sportistët që marrin pjesë në Lojërat Aziatike. Kështu, Son Heung-min mund të shkojë në Indonezi për të luajtur në Lojërat Aziatike gjatë këtij viti, por në fakt do të humbiste fillimin e sezonit futbollistik të Premier League.

Sidoqoftë, nëse do të lejohet që të shmangë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për dy vjet, ai nuk mund t’u shpëtojë trajnimeve 4-javore ushtarake. /

tvklan.al