Dy prindër janë akuzuar se kanë futur fëmijën e tyre në një mikrovalë duke i shkaktuar në këtë mënyrë djegie të rënda.

Derick Boyce-Slezak dhe gruaja e tij Mikala, të dy 22 vjeç, u akuzuan për abuzim dhe neglizhim ndaj fëmijës së tyre nga policia në Misuri, SHBA.

Çifti u arrestua pasi e dërguan fëmijën, i cili ishte 4 muajsh, në spital me djegie në fytyrë.

Mjekët zbuluan se djegia është e shkallës së dytë, ndërsa pas analizave më të thella nga djegia fëmijës i është shkaktuar frakturë në kafkë duke i dëmtuar trurin.

/tvklan.al