Një grua është përshkruar si shumë fatlume pasi ka shpëtuar nga dallgët e forta të detit, ku u zhyt për të shpëtuar qenin e saj.

Shëtitësja e qenve ishte në Brighton, kur qeni i saj u përfshi nga valët e detit.

Ajo është parë duke u rrëzuar valët dhe duke u shtyrë përsëri në breg.

Gruaja më pas shihet duke u ndihmuar nga njerëzit ndërsa rrëzohet në rërë.

Qeni i bashkohet të zonjës së tij në breg të detit. Alessandro Intini, një kalimtar i rastit që e filmoi atë, tha për BBC:

“Ishte një valë e stërmadhe që përfshiu gruan. 

Për fat të mirë, forca e ujit e shtyu atë në bregdet, përndryshe rezultati mund të kishte qenë krejt tjetër”

.

Ai gjithashtu komentoi se ajo dukej “e tronditur dhe pa ndjenja” pasi shpëtoi qenin e saj./tvklan.al