Mania e të rinjve për të bërë një foto dhe konkretisht një selfie në vende me rrezikshmëri dhe sfiduese është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Por të bërit një selfie u ka kushtuar edhe jetën.

Ky është një tjetër rast, ku një selfie i ka marrë jetën një adoleshenti nga Britania.

17 – vjeçari, nga Aldershot, Hampshire në Britani ka vdekur teksa përpiqej të bënte një selfie duke futur kokën midis vagonëve të trenit.

Adoleshenti Aneuryn Francis Newman ka udhëtuar nga Anglia drejt Francës dhe së bashku me shokët e tij dhe të dashurën kishin hipur në një Metro në Paris.

Newman ka dashur të bëntë një selfie gjatë kohës që po shpërthenin fishekzjarrët, por nuk ka menduar për pasojat që do kishte kjo foto. I riu ka tentuar të bëjë një akrobaci mes dy vagonëve të trenit, duke qenë se ishte dhe sportist dhe ky ka qenë momenti fatal për atë.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti, por tani kanë përfunduar hetimet dhe është përcaktuar shkaku i vdekjes./tvklan.al