Edhe këtë vit nxënësit e arsimit parauniversitar nuk do të kënë një kurrikul të veçantë  për edukimin mbi besimet fetare. Sipas përgjegjësit të sektorit në arsimin parauniversitar, Dritan Sallaku, projekti pilot, i cili nisi të aplikohej në vitin akademik 2016-2017 në vetëm 10 shkolla të vendit, do të shtrihet edhe këtë vit në disa shkolla rurale dhe urbane për të konkluduar në fund me një kurrikul përfundimtare.

“Vendimarrja, që do të shoqërojë këtë proces, do shikohet nëse do vijohet me një fazë tjetër pilotimi apo do merret një vendimarrje e caktuar. Ajo qe shihet e arsyeshme është që të fillohet me një përmasë tjetër pilotimi dhe për t’u finalizuar me një përmasë të kurrikulës të këtij subjekti.”

Lënda e re, që do të quhej “Historia e besimeve fetare”, u pilotua në klasat e 6 dhe të 10, duke u futur si orë mësimore në lëndën e Qytetarisë. Kjo nismë pati edhe mbështetjen e kryeministrit Rama, sipas të cilit, terrorizmi po përfiton nga padija e tq rinjve, ndaj njohja e tyre me rolin e fesë në shoqëri është mision që u takon mësimdhënësve. Sallaku tha se këtë javë, duke nisur nga 25 gushti dhe deri në 10 shtator do të nisë edhe shpërndarja e librave për vitin e ri shkollor.

TV KLAN