Fyerja e Ramës çoi në ndërprerje të seancës? Përgjigjet Berisha



“Po si ta thotë mendja se mund të më ofendojë mua Edi Rama. Po ai të nderon në çdo fjalë që të thotë, Edvin Shullazi, ça fjale është ajo”, kështu u shpreh ish – Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse një ofendim i Ramës drejtuar tij, çoi në ndërprerjen e seancës.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, se po shkatërrojnë institucionin e parlamentit duke mohuar të drejtën e fjalës.

Berisha tha se “problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e fjalës për procedurë”.

“Ka marrë përsipër të shkatërrojë përfundimisht institucionin qendror të demokracisë, që është parlamenti“, tha ish – Kryeministri. Reagimi erdhi pasi Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka dhe ndërpreu seancën duke e shtyrë për në orën 17:00./tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*