Debati i fundit presidencial është fituar nga Hillary Clinton, por Donald Trump ka prodhuar sërish lajmin e parë! Kur u pyet nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, ai refuzoi të prononcohet.

Donald Trump:

“Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull.”

Deklarata e tij gjatë debatit të së mërkurës mbrëma, ka qenë e “tmerrshme” për rivalën demokrate Hillary Clinton, e cila veç të tjerash e ka quajtur republikanin një kukull të presidentit rus.

Trump:

“Putin, nga

ç

do gjë që shoh unë, nuk ka respekt për këtë person.”

Clinton:

“Po, sepse ai do e kishte për mbarë të kishte një kukull për president të SHBA-ve.”

Donald Trump e ka quajtur Clinton një grua të neveritshme ndërsa kandidatja demokrate po fliste për sigurimet shoqërore dhe rritjen e taksave.

Donald Trump:

“Një grua kaq e ligë.”

Sipas analistëve ndërkombëtarë, Trump ka humbur shansin e fundit pas debatit të mbëmshëm presidencial i cili u zhvillua në Las Vegas. Temat e debatit përfshinë, ekonominë, emigracionin, gjykatën e lartë dhe politikën e jashtme.

Tv Klan