Deanna Wilson i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë, gjithçka pasi mjeku që e vizitoi nuk vuri re një gjëndër që ajo kishte në gjoks dhe e përcolli duke i thënë: “

Femrat në moshën tënde nuk kanë kancer”.

35 – vjeçarja zbuloi një gjëndër që po zmadhohej shpejt tre vite më parë dhe shkoi për vizitë tek mjeku i familjes.

Stilistes nga Crossgates, Skoci, iu tha se gjëndra nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Kur ajo insistoi, mjeku pranoi që ta referonte rastin e saj tek një specialist, por e markoi si një rast me prioritet të ulët.

Jo vetëm kaq, por ai i tha pacientes që ta shuante takimin tek specialisti kur gjëndra të zhdukej.

Pasi priti për 3 muaj për një takim në spital, Deanna u diagnostikua me kancer në gji, që ishte përhapur në mëlçi dhe kocka, duke i dëmtuar rëndë shpinën e pjesën e legenit.

E reja, e cila u martua vitin e shkuar, duke folur për “The Sun” tha se mjeku i familjes, kishte patur mirësinë që të kërkonte ndjesë pas diagnostikimit me kancer terminal.

Deanna Wilson dhe bashkëshorti Stephen

“Më thanë që nuk kisha asgjë, që të shkoja në shtëpi dhe të rikthehesha pas 6 javësh për ta rishikuar, nëse ishte ende aty apo kishte ndryshuar. I thashë mjekut se gjëndra ishte rritur, pasi e kisha dalluar fillimisht 6 javë më parë, por më tha se vajzat në moshën time nuk kanë kancer…

“, rrëfeu 36 – vjeçarja./tvklan.al