gaforre

Përgatitja:

Gaforret pastrohen, lahen mirë, zihen me ujë të valuar me kripë, piper e gjethe dafine dhe lihen të ftohen. Hiqet mishi nga guaska dhe pritet në feta. Shërbehet i zier me degë majdanozi e feta limoni. Ka mish të bardhë dhe të butë. Gjithashtu përdoret me patatet të ziera në formë sallate, duke e prerë në fije mishin e gaforres. Përdoret edhe me sallatë ruse dhe me perime të ziera.

Përbërësit:

Tul gaforreje 500 gr

Kripë

Piper

Gjethe dafine 2 -3

Garniturë sipas dëshirës

tvklan.al