Gal Gadot, modeja dhe aktorja e famshme izraelite është femra më seksi e botës. Të paktën sipas vlerësimit të revistës prestigjoze britanike “For Him Magazine”, që e rendit atë në krye të listës së 10 femrave më seksi të globit.

Gal Gadot mbush të hënën 33-vjeç, por ka një karrierë të pasur në art dhe modë,  e nisur që në moshën 18-vjeçare kur u kurorëzua si Mis Izraeli e duke vazhduar me role të rëndësishme në filma si “

Wonder woman”

dhe “

Fast and Furious”.

Mes 10 vajzave më seksi të “For Him Magazine” renditen edhe emra si Scarlett Johansson, Lais Ribeiro, Emily Ratajkovski, Beyonce e Jennifer Lawrence.

Tv Klan