Njeriu më i shpejtë në botë do të zbresë për herë të fundit në pistën e garave sot në mbrëmje. Usain Bolt e çoi Xhamajkën në finalen 4×100 metra stafetë. Rrufeja do të jetë në sfidën e tij finale para se t’i varë këpucët në gozhdë duke i dhënë kështu fund karrierës së tij si atlet profesionist. 

Usain Bolt mori stafetën nga shoku i tij i skuadrës Michael Campbell dhe vrapoi në fraksionin e fundit në mënyrë të jashtëzakonshme. Me shumë lehtësi duke i lënë thuajse në vend rivalët e tij në baterinë B të kësaj gare, duke përmirësuar kohën e skuadrës që nuk e nisi mirë sfidën.

Rufeja do të shkreptijë për herë të fundit në 22:50 me orën tonë në Stadiumin Olimpik të Londrës ku nuk do të mungojnë emocionet. TV KLAN