Kur bëhet fjalë për sasi, ky tregues në “Netët e leximit të dramës shqipe” asnjëherë nuk zhgënjen. Edhe në edicionin e tretë, pjesëmarrësit janë 38, emra të kultivuar të dramës shqipe dhe të rinj, si Lorin Terezi, që përveç të qenit regjisor, kërkon ti provojë vetes nëse zotëron potencialin për të qenë një dramaturg i ardhshëm.

Të rinjtë si Lorini dhe ata të eksperiencës në një pikë bien dakord, që “Netët e leximit të dramës shqipe”, është një ndërmarrje e mirë, por që lë të pazgjidhur supermacinë e dramës së huaj në krahasim me atë vendase në skenën e teatrit. Saimir Gongo, që në edicionin e parë ishte një nga dy fituesit dhe që i rikthehet garës, të gjithë ngërçin e sheh të investimi në para dhe energji.

Për dramaturgu Ferdinand Hysi, leximi duhet të shoqërohet edhe me një festival të dramës shqipe.  Kushti i Teatrit Kombëtar në edicionin e tretë që pritet të nisë, ishte paraqitja e propozimeve autor dhe regjisor.

Pyetja që shtrohet është, “Netët e leximit të dramës shqipe” për të shpallur në fund fituesin, ku drejtori Hervin Çuli konkurron si regjisor, do të jetë një garë dramaturgësh apo regjisorësh? / TV KLAN