Për Melisë, mbrëmja e nëntë në “Gjeniu i Vogel” ishte e fundit.

Sfidën, që përcaktoi edhe se kush do të vazhdonte garen e fitoi Borena. Katër anëtarët e jurisë e vlerësuan performancën e saj më të mirë, duke i dhënë mundësinë për të qenë ende në garë.

Konkurimin në spektaklin e talenteve në çdo mbrëmje të shtunë në ekranin e Televizionit Klan e vazhdojnë 13 gjeni.

Diferencat në cilësitë e vokalit mes artistëve të vegjël gjithnjë e më shumë po ngushtohen. Për profesionistët e jurisë përzgjedhja e zërit më të mirë është kthyer në një mision sfidues edhe për vetë ata.

Enkelejda Mema/Tv Klan