Partia Demokratike e Kosovës po bën përgatitje intensive për mbajtjen e Konventës së Jashtëzakonshme, më 7 Maj.

Siç raporton

Klan Kosova

, deri më tani, Kadri Veseli mbetet i vetmi kandidat për kreun e partisë më të madhe në vend.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK -së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, i cili aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të kësaj partie, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërshtarë. /tvklan.al