Barazimi pa gola me Partizanin e çoi në 23 ndeshjet pa humbje te Kukësi. Skuadra e Ernest Gjokës ruan vendin e parë në klasifikim, por është me pikë të barabarta me Skënderbun, por kjo nuk e shqetëson trajnerin, pasi fundi i kampionatit do kohë.

Ernest Gjoka, trajner i Kukësit:

Unë mendoj që ky kampionat është i gjatë dhe ka kohë të shikosh diferencën me kundërshtarin. E rëndësishme është të vazhdojshmë kështu të mos thyemi dhe të fitojmë.

Trajneri i Partizanit, Sulejman Stravova është i kënaqur me rezultatin, por uron që të mos ketë aleanca, që do të dëmtonin garën.

Sulejman Starova, trajner i Partizanit:

Sfida vazhdon jo vetëm me ndeshje direkte, por edhe me të tjerat. Shpresojmë që të mos ketë aleanca siç ka patur deri tani.

Kukësi do të luajë me Flamurtarin javën e ardhshme, ndërsa Partizani me Laçin./ TV KLAN