Një finale kampionati në Spanjë që nuk po ndodh në pjesën tjetër të Europës. La Liga duhet të luajë edhe katër javë, por rivaliteti për titullin kampion është i madh. Barcelona edhe pse kryeson është me pikë të barabarta me Ateltico Madrid dhe 1 më shumë se Real.

Sot të tre pretendenët do të luajnë sfidat e javës së 35. Gabimi më i vogël kushton shumë. Real Madrid hap ditën në orën 16:00. Do të jetë një derbi në fushën e një kundërshtari që po lufton për të qëndruan në kategori si Rayo Vallecano.

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë pushim pas dëmtimit të lehtë në takimin e fundit. Më pas radhën e ka Atletico Madrid në orën 18:15. Skuadra e Diego Simeone do të presë Malaga. Ditën e mbyll Barcelona në orën 20:30. Ekipi katalanas do të luajë me Sporting Gijon që ka ende shpresë për të mbijetuar në La Liga edhe pse ndodhet në zonën e rënies.

Endrit Sauku, Tv Klan