Kandidatët demokratë për garën presidenciale, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders u përplasen mes tyre në përballjen e tyre të parë, pas zgjedhjeve paraprake të New Hampshire.

Në qendër të debatit të tyre ishte Presidenti amerikan, Barack Obama, për të cilin senatori Sanders nuk i kurseu kritikat, duke thënë se sistemi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Ndërsa Clinton iu kundërvu, duke thënë se këto kritika do t’u shkonin më shumë republikanëve dhe jo senatorit Sanders.

Pas New Hampshire, do të jenë Nevada dhe Karolina e Jugut që do të votojnë për zgjedhjen e kandidatëve për garën presidenciale në SHBA.

Tv Klan