komisioni-ekonomiseKomisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për sigurimin e garancisë bankare për kredinë prej 86 milionë eurosh që qeveria shqiptare i detyrohet kompanisë çeke CEZ.

Kostot e kësaj garancie do të mbulohen nga buxheti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Zv/ministri Energjetikës, Ilir Bejtja tha se impakti i kësaj kredie në buxhetin e shtetit do të jetë zero dhe se pagesat për detyrimin ndaj CEZ  janë të ndara në 5 këste, ku kësti  i parë i dëmshpërblimit është paguar.

Tv Klan