rudi-garcia_10rtxt5oeb6th1hqe45k0efixe

Rudi Garcia nuk është i sigurtë në stolin e Roma. Kriza është shtuar me kalimin e sfidave dhe largimin nga kreu. Roma ndodhet në vendin e pestë dhe presidenti James Pallotta nuk është i kënaqur, aq sa do të diskutojë me drejtuesit e klubit për gjendjen.

Investimet e kryera nuk po justifikohen aq më tepër që po përgatiten për të ndërtuar stadiumin e ri të Romws. Garcia rrezikon shumë edhe pse vijon të besojë te mundësia që të bëhet kthesa, por ecuria e Napoli dhe Juventus le pak hapësira. Probleme edhe me gjendjen fizike të lojtarëve ku nuk mungojnë dëmtimet e bëjnë më të dobët skuadrën.

Ndeshja e radhës është ajo me Verona në “Olimpico”, por tepër me vlerë shikohet sfida me Juventus në Torino, e vlefshme për javën e 21.

Tv Klan