KomisioniGarda e Republikës nuk do të shkrihet.

Me 10 vota të mazhorancës, mes të cilëve edhe ato të deputetëve që kundërshtuan me forcë ligjin për policinë e shtetit Komisioni i Sigurisë vendosi që ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore të bëhet nga një strukturë e posaçme, veprimtaria e së cilës do të rregullohet me një ligj të veçantë.

Ajo që ra në sy ishte vota kundër për këtë variant, të mbrojtur me forcë nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho javën e kaluar, i cili kundërshtonte me forcë shkrirjen e gardës, ndërsa në mbledhjen e komisionit mbështeti variantin e Ministrit Tahiri për ta shkrirë atë.

Mesa duket zoti Braho ka ndërruar mendim pas një takimi të zhvilluar mes tij dhe Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ku së bashku me deputetët që e kanë kundërshtuar me forcë ligjin e sjellë nga Ministria e Brendshme, zhvilluan për afro 15 minuta në zyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Vetë Ministri Tahiri pas takimit nuk pranoi të bënte asnjë koment.

Deputeti Pjerin Ndreu, i cili ishte në grupin e deputetëve që u takuan me Ministrin Tahiri pohoi se me Ministrin kishin diskutuar për ligjin për policinë, por hodhi poshtë mundësinë e negociatave të minutës së fundit.

Por edhe pas takimit me Ministrin Tahiri deputeti socialist Ndreu dhe ish-komandanti i gardës Arben Çuko  nuk hoqën dorë nga kundërshtitë në ligj për çështjen e gradave.

Ligji për policinë e shtetit, së bashku me reformën territoriale dhe një sërë ligjesh me shumicë të cilësuar do të jenë për votim në seancën e së enjtes, e fundit për këtë sesion parlamentar. Deputetët Ndreu dhe ai Doshi , të cilët një javë më parë bojktotuan votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar thanë se do të votojnë pro ligjeve të qeverisë.

TV KLAN