Gadishulli korean po përjeton një garë armatimesh të rënda. Pas nëndetëses dhe luftanijes amerikane, është Kina ajo që tre vite përpara planifikimit ka përuruar aeroplan mbajtësen e re.

Luftanija e pa emër mësohet se është prodhim sovjetik i importuar nga Ukraina në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe ka pësuar ndryshime të theksuara nga ekspertet kineze me qëllim përmirësimin e kapaciteteve të saj.

Forcimi i prezencës ushtarake Kineze në rajon vjen paralelisht me një tjetër veprim të ushtrisë amerikane. Një sistem antiraketë është vendosur në Korenë e Jugut. Hapi tjetër drejt tensioneve në rajon është pritur me kundërshtimin e Kinës.

Shtimi i prezencës ushtarake të Kinës në ujërat e saj vjen si përgjigje e kërcënimeve të ndërsjellat mes Shteteve te Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Për situatën e tensionuar ka folur edhe Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki-Moon i cili paralajmëron se bota po i afrohet gjithmonë e me shumë asgjësimit atomik.

Ai ju drejtua komunitetit ndërkombëtar që të ruaje presionin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut për të ndaluar kërcënimet bërthamore të saj.

Tv Klan