shkelzen-gashi (1)Shkëlzen Gashi ka shënuar golin e parë me fanellën e Bazelit.

Sulmuesi i Kombëtares ka qenë autori i golit të dytë në fitoren 3 – 0 me Lucernën e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Zvicrës.

Bazeli kështu ka arritur fitoren e dytë në kampionat duke treguar se e kërkon edhe këtë sezon titullin kampion.

Kjo ka qenë edhe një përballje mes Shkëlzen Gashit dhe Jahmir Hykës, i cili aktivizohet me Lucernën.

Në kampionatin zvicerian luajnë edhe disa lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Shqipërisë.

Tv Klan