Bill GatesPër të dytin vit radhazi dhe për të 16 herë në 21 vite të listës Forbes, për njerëzit më të pasur të botës renditet Bill Gates.

Themeluesi 59-vjeçar i gjigandit Microsoft ka shtuar pasurinë e tij, brenda një viti me rreth 3 miliardë dollarë. Tashmë Bill Gates ka një pasuri prej 79.2 miliardë dollarësh.

Karlos Slim, bosi 75 vjeçar i telekomunikacionit meksikan renditet i dyti me 77.1 miliardë dollarë i ndjekur nga investitori i madh amerikan Warren Buffett dhe bashkëthemeluesi i Zaras, Amansio Ortega.

Gruaja më e pasur është Kristi Uallton me 41.2 miliardë dollarë. Ndërsa themeluesi i Facebook, për të parën herë arrin toplistën e 20 më të pasurve.

Lista e rekordeve konsiderohet kjo e këtij viti. Për të parën herë, pjesë e listës është një 24-vjeçar, një prej krijuesve të aplikacionit të mesazheve Snapchat, Evan Spiegel, me një pasuri 1.5 mld dollarë.

Spiegel është ndër 290 emrat që janë bërë për të parën herë këtë vit pjesë e listës, numri i të cilëve përbën rekord në vetvete. Këtu hyn edhe basketbollisti amerikan Michael Jordan me 1 miliardë dollarë pasuri.

Kina këtë vit merr për të parën herë në histori kryesimin e individëve që hyjnë për të parën herë në listë, duke thyer dominimin shumëvjeçar të amerikanëve.

Në total numri i miliarderëve për këtë vit arrin në 1826, me një vlerë të përgjithëshme pasurore prej pak më shumë se 7 triliardë dollarësh.

Tv Klan