Shqipëria ka gati planin kombëtar për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike, duke përmbushur kështu një prej angazhimeve të saj ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë fjalës së tij në Asamble u shpreh se objektivat kryesorë prekin 6 sektorë dhe përfshijnë 15 masa kombëtare.

Plani i veprimit është hartua nga ekspertë vendas dhe të huaj. Për Ministrin e Mjedisit është domosdoshmëri mbështetja e donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtar, për implementin e kësaj strategjie, në 3 fazat e saj.

Tv Klan