Asnjë antibiotik, qoftë ky edhe në formën e një kremi apo pomade nuk do të mund të merret më në farmaci pa recetën e mjekut.

Grupi i ekspertëve farmakolog kanë hartuar listën e re me 650 barna që mund të merren pa recetë, por kanë lënë jashtë barna që konsiderohen të rrezikshme.

Omeprazoli apo Ranitidina që përdoren si qetësues për stomakun nuk do të mund të blihen më pa recetën e mjekut.

Lista e re e barnave pa recete është përditësuar pas 10 vjetësh, dhe pritet që brenda muajit Maj ajo të marr edhe firmën e ministrit të Shëndetësisë.

TV KLAN