Udhëtimi me biçikletë në rrugët e kryeqytetit nuk do të jetë më i rrezikshëm apo i pamundur, për shkak të bllokimit të korsive nga automjetet.

Bashkia e Tiranës ka miratuar masterplanin për krijimin e një rrjeti për korsi biçikletash në kryeqytet, e cila do të ndahet me sinjasitikë vertikale nga rruga ku kalojnë automjetet.

Në ditën pa makina, Kryebashkiaku bëri të ditur se përdorimi i biçikletave është shtuar dhe kjo ka ndikuar në uljen me 15 % të ndotjes së ajrit. Por ashtu, ai njoftoi se sheshi “Nënë Tereza”, i bllokuar për disa muaj do t’i hapet sërish për qarkullimin e automjeteve.

Tv Klan