Poliklinika e specialiteteve numër 1, apo siç njihet ndryshe Iraniani, pas rikonstruksionit është vënë sërish në shërbim  të 300 mijë banorëve të kryeqytetit.

Me një investim prej 76 milionë lekësh të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë i mundur zgjerimi i hapësirave ekzistuese dhe pajisja me aparatura mjekësore për të gjitha shërbimet.

Sipas mjekëve, kabineti i kardiologjisë ofron shërbim për 60 pacientë në ditë. Në poliklinikën numër 1 referohen pacientët nga 10 qendra shëndetësore. Aty ofrohen 18 shërbime nga 36 mjekë specialistë. Godina e re është e pajisur edhe me infrastrukturë për të gjitha grupmoshat dhe grupsëmundjet.

Tv Klan