Librat shkollor janë gati dhe pritet shpërndarja nga botuesit në drejtim të shkollave ku edhe do të bëhet shitja për nxënësit.

Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, duke filluar nga data 25 Gusht deri në 12 Shtator brenda çdo shkolle do të tregtohen librat me të cilët nxënësit do të mësojnë këtë vit arsimor.

Për të lehtësuar punën e prindërve lista e teksteve që do të përdor çdo nxënës së bashku me emrin e botuesit dhe çmimin përkatës të çdo libri do të jetë e afishuar në derën e çdo shkolle.

Nxënësit e klasave të 2 dhe të 7 do të mësojnë këtë vit me tekset e reja. Grupi i ekpspertëve i ngritur nga Ministria e Arsimit ka miratuar tre alternativat e teksteve, të cilat tashmë janë përzgjedhur nga mësuesit për këtë vit shkollor.

Në tekstet e klasave të 1 dhe të 6 janë rregulluar gabimet e hasura gjata viti të shkuar. Viti i ri shkllor do të nis në 13 shtator.

Tv Klan