kurirGazeta “Kurir” vijon me shkrimet e saj rreth përgjegjësve të mjetit të ngritjes së mjetit fluturues që shfaqi flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Vëllai i Kryeministit Edi Rama, ka bashkëpunuar me Ismail Morinën për kryerjen e këtij veprimi dhe pretendon se policia ka prova filmike që e provojnë këtë.

Sipas skemës të botuar në këtë gazetë, Olsi Rama ka dhënë udhëzime nga Tribuna VIP ku ndodhej, ndrësa Ismail Morina ka qëndruar në një kishë pranë stadiumit të Partizanit të Beogradit.

kurir1

 

Një ditë më parë po gazeta “Kurir” shkruante se Ismail Morina kishte hyrë në Serbi më 11 tetor me pasaportë italiane.

Policia serbe i ka kërkuar Interpolit ndihmë për kapjen e Ismail Morinës.

Ndërkohë pritet që vendimet e para për trazirat që shkaktuan edhe ndërprerjen e takimit Serbi – Shqipëri të jepen ditën e enjte në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s.

Tv Klan