Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në orën 22:00 në Televizionin Klan.

Ai do t’i japë përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me audiopërgjimin që është publikuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Pas intervistës me gazetarin Jetmir Olldashi në “Opinion”, kjo temë do të vijojë të analizohet më tej në studio me një panel debatuesish.

Tv Klan