Anduena LlabaniSezoni i verës nuk mund të linte në “hije” as gazetaren e njohur të Televizionit Klan, Anduena Llabani.

Llabani ka postuar foto në rrejtin social “Instagram” duke treguar linjat perfekte të trupit edhe pse është nëna e një djali 2 – vjeçar.

Anduena Llabani është e njohur për publikun e gjerë si gazetare e kronikës së zezë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk i kushton rëndësi dhe nuk e ndjek modën.

Brunia simpatike bie në sy për stilin që e karakterizon në veshje ndryshe nga koleget saj.

Shpesh herë revistat e modës e kanë komentuar me nota pozitive veshjen dhe paraqitjen e saj në evente të ndryshme në kryeqytet, plot sharm dhe finesë.

M. Sejdini