gazifikimiShumë shpejt në Shqipëri do të nisë projekti i gazifikimit të vendit.  Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri nënshkroi një marrëveshje për fillimin e procesit të studimit të realizimit të këtij masterplani, me homologun e tij azer, Natig Aliyev.

Në bazë të kësaj marrëveshje, vendi ynë do të bëhet përfitues real i gazit në të ardhmen.

Kompania e gazit Socar, e cila operon në shumë vende të botës po përgatit projektin për gazifikimin e Shqipërisë.

Bashkëpunim intensiv mes dy vendeve do të ketë dhe për avancimin e projektit TAP.

Ministri Aliyev është pritur në një takim dhe nga Kryeministri Rama, me të cilin bisedoi gjithashtu për bashkëpunimin ekonomik dypalësh. Ministri azer ka shprehur vlerësim për qeverinë shqiptare si një partnere serioze, e cila u është përgjigjur në kohë detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.

Në takim mësohet se është nënvizuar rëndësia e intesifikimit të bashkëpunimit në fusha të tjera, si turizmi e infrastruktura ndërsa është marrë garancia e Z. Aliyev për inkurajimin kompanive azere për të investuar në Shqipëri.

Tv Klan