gazpachoPërbërësit:

1 spec i verdhë

6 domate të pjekura

1 kastravec

3 lugë vaj ulliri

1 lugë gjelle me erëza të grira

1 lugë çaji salcë tabasko ose piper i kuq

1 qepë

3 feta bukë

1 lugë gjelle uthull

Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Zbusni fillimisht bukën në uthull. Ndërkohë në një enë të pastër dhe të larë pritini specat, domatet, kastravecat, në formë kubike të vogla. Bashkë me qepët. Shtojini erëzat, kripë sipas dëshirës dhe salcën tabasko. Përzjeini me njëra tjetrën dhe futeni në frigorifer. Supa shërbehet  e ftohtë.

tvklan.al