Në kohën që ka përfunduar i gjithë studimi për krijimin e një gazsjellësi rajonal, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, vendi ynë dhe Mali i Zi kanë kthyer sytë nga bashkimi europian për të marrë financime.

Projekti Ionanian Adriatic kushton 618 milionë euro dhe synon shpërndarjen e gazit natyror që do të vijë nga fushat e Shah Denizit përmes TAP edhe në vendet e Ballkanit. E gjitha rruga ku do të kalojë ky gazsjellës është 511 kilometra, ku Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të investojnë 288 milionë euro.

“Projekti “IAP”, ka hasur barriera serioze teknike. Një nga barrierat është kriteri, i cili kërkon përkrahjen e projektit Nga jo më pak se dy vendeve nga Bashkimi Europian”, 

tha Damian Gjiknuri.

Por e gjithë kjo kosto, përkthehet në më pak varësi nga energjia eletkrike, çmime më të ulëta për konsumatorin dhe më pak varësi për Europën nga gazi rus.

Gazsjellësi rajonal do të ketë një kapacitet prej 5 miliard metër kub gaz në vit, ndërsa Shqipëria është duke punuar për të bërë një zgjatim në këtë projekt në mënyrë që të përfitojë edhe Kosova.

Tv Klan