Më 1 Prill gjithëkush ruhet nga miqtë apo të afërmit se mos bie në grackën e gënjeshtrave, por në këtë traditë nuk mbeten pas as kompanitë e mëdha botërore apo mediat. Për të gjithë ata që nuk lajnë dhëmbët pasi nuk duan të largojnë aromën e hamburgerit, Burger King njoftoi hedhjen në treg të pastës së dhëmbëve me këtë shije.

Shtëpia japoneze e automobilëve Honda, njoftoi se ka nxjerrë makinë me bori që shprehin humorin e shoferit,  e vendosur në timon me anë të figurave të famshme të çatit.

Një tjetër gënjeshtër për 1 Prillin ishte lajmi për ngjyrosjen e fushës së Manchester United, që kishte lyer me ngjyrë të kuqe tapetin e “Old Traford”, pasi sipas kulturës kineze kjo do t’i sillte fat.

Gjiganti amerikan i internetit Google, mendoi të surprizonte me inteligjencën artificiale, robotin Google Gnome, i cili prezupozohet se të informon për gjithçka, madje është edhe një shoqëri e mirë.

Shaka të këndshme ishin edhe ajo e akullores me shije mishi dhe qepe, apo kuotimi në bastet britanike i garave me kuajt e detit.

Tv Klan