Po përgatitet për projektin muzikor të radhës, këngëtarja nga Kosova, Genta Ismajli.

Pas shumë koncerteve në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë do të vijë me një këngë të re. Pas klipit dhe këngës “Kishe”, të publikuar në tetor të vitit 2015, duket se Genta është gati për një tjetër hit.

Lajmi është bërë publik nga një ndër studiot e make-up-it profesionist në Kosovë, e cila si duket po kujdeset për paraqitjen e Gentës në këtë video.

Fotoja e postuar në Instagram na krijon dhe një ide se si do të jetë look-u këngëtares.

Në pritje të lajmeve të reja për këtë projekt, urojmë që Genta të vijë sa më energjike për fansat, ashtu siç është dhe natyra e saj./tvklan.al