Genta

Këngëtarja kosovare Genta Ismajli ka realizuar një set të ri fotografik, e sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në llogarinë e saj në Instagram, Genta ka publikuar një prej fotove të setit, ku ka pozuar si sirenë.

Bukuroshja nga Kosova ka ekspozuar format perfekte të trupit, teksa mban një gotë vere në dorë.

Ajo ka veshur një fustan ngjyrë gri të stiluar nga Vjollca Llapashtica.

Të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave të cilët e komplimentojnë për linjat trupore dhe i drejtohen asaj duke i thënë “Mbretëreshë”.

tvklan.al