Gentian Selmani është afrimi më i fundit te Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci.

Portieri i Laçit dhe Shpresave do t’i bashkohet grupit më 29 Maj në Zvicër, pasi Tomas Strakosha ka probleme fizike. Selmani fillimisht do të jetë i gatshëm për trajnerin Alban Bushi për miqësoren e së hënës mes Shqipërisë U21 dhe Bosnje Hercegovinës në Elbasan.

Christian Panucci ka afruar të tjerë të rinj në grup si  sulmuesi Sindrit Guri dhe mbrojtësi Egzon Binaku. Shqipëria do të luajë gjatë kësaj periudhe dy miqësore me Kosovën dhe Ukrainën.

Tv Klan