gerhitjaok

Gërhitja e rëndë dhe pamundësia për të marrë frymë në gjumë e njohur si “apnea e gjumit”, mund të çojnë në humbje të parakohëshme të kujtesës dhe probleme të aftësive konjitive (njohëse) të trurit.

Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar sëfundmi nga “Qendra Mjekësore Langone” në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studimi vuri re se, ata njerëz që kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit u diganostikuan me (MCI) humbje të aftësive njohëse të trurit, mesatarisht 10 vjet më herët sesa personat e tjerë, që nuk kishin probleme me frymëmarrjen në gjumë.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se nëse gërhitja apo apnea kurohen që na fazat e para të shfaqjes, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i trurit.

Sipas Ricardo Osorio, mjeku i cili udhëhoqi këtë studim, të dhënat e nxjerra prej tij treguan se koha e shfaqjes së problemeve të njohjes dhe kujtesës tek pacientët që kishin probleme me frymëmarrjen, por që ishin trajtuar në kohë, ishte thuajse identike me pacientët që nuk kishin patur një problem të tillë.

Mos marrja frymë gjatë gjumit për disa sekonda është një problem tepër i përhapur, sidomos tek të moshuarit dhe prek rreth 52 përqind të meshkujve dhe 26 përqind të femrave.

Ndonëse mendohet se gërhitja dhe apnea e gjumit nuk kanë lidhje me sëmundje si dementia, sipas studimit, në një të ardhme mund të shkatojë dëmtime të aftësive konjitive (njohëse), që në një stad më të rëndë çon në shfaqjen e Alzheimer .

Shkencëtarët thonë se pavarësisht se gërhitja nuk konsiderohet si diçka shqetësuese, këto të dhëna të reja tregojnë se mund të jetë shenjë se vuani nga apnea e gjumit (mos marrje frymë për më shumë se 10 sekonda).

Studimi në fjalë u botuar në revistën mjekësore “AmericanAcademy of Neurology”. /tvklan.al